VERONA-MILAN

Foto: acmilan.com
Debakël rossoner! Verona del nga zona e rrezikshme
17 December, 2017 @14:34
Tek pas 2 muajve Verona ka shënuar fitore në shtëpi. Fitorja e tretë e stinorit e arritur në xhiron XVII ka nxjerrë ekipin e Fabio Pecchias nga zona e rrezikshme në klasifikim.
Milan është demoluar tërësisht në Marc’Antonio Bentegodi sot, derisa ka pësuar 3-0 nga veronezët të cilët epërsinë 1-0 të arritur në pjesë të parë e forcuan në pjesë të dytë me zëvendësuesit Moise Kean dhe Daniel Bessa për 3-0 përfundimtare.
Rossonerët e Gennaro Gattusos fundin e ndeshjes e pritën me 10 lojtarë, pasi që Suso u ndëshkua me të kuqe në minutën e fundit të takimit, kur tashmë gjërat kishin përfunduar sa i përket fituesit të ndeshjes.
Nga tre ndeshjet e zhvilluara në Serie A me trajnerin e ri Gennaro Gattuso, Milan mbetet me një të fituar, atë karshi Bolognës në xhiron e shkuar. Kriza rossonere vazhdon!