DORTMUND - HOFFENHEIM

Dortmundi e lë për fund
16 December, 2017 @20:28
Amerikani Christian Pulisic gatoi për vete golin e fitores që solli të dytën në erën e Peter Stoger tek Borussia e Dortmundit. Viktima ishte Hoffenheim, që kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Uth. Borozani.com
Ndërhyrja në Kagawan i mundësoi Pierre Emerick Aubameyangut të konvertojë penalltinë në minutën e 63, para se në minutën e parafundit Pulisic të shënojë golin e fitores.
Dortmund mund të dimëron në pozitën e tretë me 28 pikë në rast se Leipzig e Leverkusen nuk shfrytëzojnë pikët maksimale të dielën. Hoffenheim është i shtati me 26 pikë.