LUFTËTARI-PARTIZANI

Luftëtari 5-she Partizanit
17 December, 2017 @14:54
E papritur nga gjirokastritët, por realitet. Luftëtari ka demoluar Partizanin e Tiranës sot duke e mposhtur 5-0 në ndeshjen e luajtur jashtë terrenit të tyre, pasi që ishte dëmtuar nga rreshjet.
Dejvi Bregu hapi serinë e golave për Luftëtarin, ndërsa Krisal Abazaj dhe Eduard Rroca u përkujdesën që 45 minutëshi i parë për ekipin e Hasan Likës të jetë triumfues 3-0.
Në pjesën e dytë Partizani pësoi edhe dy herë për përfundimtaren 5-0, kur Eri Lamçja shënoi edhe dy herë, ndërsa portieri i kombëtares Alban Hoxha shpëtoi të kuqtë e Tiranës nga humbja edhe më e thellë se kjo me pritjet e tij në fund.