HEARTS - CELTIC

Celtic mposhtet pas 69 ndeshjeve
18 December, 2017 @11:33
Gjiganti skocez Celtic, duke u mposhtur nga Hearts me rezultat 4-0, e përfundoi serinë fenomenale të fitoreve.
Celtic pas 69 ndeshjeve u njoftua me humbje (në këtë seri përfshihen edhe ndeshjet e Kupës së Skocisë), derisa humbja e fundit e tyre ishte më 11 maj 2016.
Përkundër humbjes, Celtic gjendet në krye të tabelës me 41 pikë të tubuara.