BARCELONA-DEPORTIVO

Foto: fcbarcelona/twitter
Suarez dhe Paulinho për fitore ndaj Deportivos
17 December, 2017 @22:36
Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez dhe mesfushori brazilian, Paulinho, kanë shënuar nga dy gola sot për ekipin e tyre, ashtu që Barcelona të fitojë ndaj Deportivo La Corunas, 4-0.
Suarez dhe Paulinho shënuan nga një gol për pjesë, për fitoren e 14 të stinorit dhe për të ngritur kuotën e pikëve në 42, pas 17 xhirove.
Deportivo La Coruna në anën tjetër, regjistroi disfatën e dhjetë të stinorit dhe mbetet në 15 pikë, pranë zonës së rrezikshme.