LYON-MARSEILLE

Lyon lë pas Marseille’in
17 December, 2017 @22:51
Takimi i dy skuadrave me pikë të barabarta në derbin e xhiros XVIII të Ligue 1 i ka takuar vendasve të Lyonit, që mposhtën Marseille‘in 2-0 në Groupama Stadium.
Ka qenë francezi i ri Nabil Fekir që ka shënuar për avantazhin e ekipit të Bruno Genesios heret, 1-0, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi dominikan, Mariano Diaz ka vulosur fitoren e lionezëve në derbin e ekipeve ‘olimpike’ të Francës.
Rudi Gacia ka bërë tre zëvendësime pas disavantazhit dygolësh. Por Kostas Mitroglou, Valere Germain dhe Maxime Lopez nuk kanë arritur të ndërrojnë asgjë sa i përket rezultatit.
Tash Lyon kap Monacon me pikë, 38, ndërsa Marseille mbetet i katërti me 35 sosh.