SULEJMAN STAROVA

Pas 6 ndeshjeve, dorëhiqet
18 December, 2017 @9:07
Humbja me 5 gola dallim nga Luftëtari dje, ka qenë e patolerueshme për trajnerin e ekipit, Sulejman Starova.
Partizani i Tiranës ka mbetur pa trajner, pasi që Starova dha dorëheqje menjëherë pas disfatës, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Kështu, pas Mark Iulianos në fillim të stinorit, tash edhe Starova lë Partizanin dhe pritet të shihet se kush do të merr drejtimin e ekipit të kuq nga kryeqyteti pas krizës së rezultateve që po kalon këtë stinor.
Partizani do të jetë ekipi i parë i Superiores që do të ketë shpejt trajnerin e tretë të stinorit, ende pa përfunduar gjysma e ndeshjeve të zhvilluara këtë stinor në Superiore.