IGOR TUDOR
Galatasaray shkarkon trajnerin kroat
18 December, 2017 @15:39
Trajneri i deritashëm i Galatasarayit të Stambollit, Igor Tudor, është shkarkuar nga kryesia e klubit, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë të mbajtur sot, njofton NTV Spor.
Pas një starti të mirë të stinorit dhe lidershipit të mbajtur me javë të tëra, në pesë ndeshjet e fundit si mysafir në të gjitha garat, Galatasaray nuk ka arritur të merr asnjë pikë.
Trabzonspor, Basaksehir, Besiktas dhe së fundi YeniMalatya në Superligë si dhe Sivas Belediye në kuadër të Kupës turke, i kanë shkaktuar pesë humbje në pesë duelet e fundit jashtë terrenit Galatës - që për kryesinë ka qenë e papranueshme dhe ka pasur menjëherë shkarkimi i kroatit Tudor.
Me humbjen ndaj Yeni Malatyas në Superligë në fundjavën që e lamë pas, Galatasaray ka humbur edhe lidershipin në Superligën turke, duke rënë në pozitën e dytë të klasifikimit me 32 pikë, një më pak se Basaksehir, që është në vend të parë me 33 pikë.