SUL STAROVA
Partizani s’pranon dorëheqjen e Starovës
19 December, 2017 @12:39
Ka dalë edhe klubi i Partizanit me komunikatë, pas ofrimit të dorëheqjes nga trajneri i ekipit, Sulejman Starova.
Starova pas humbjes 5-0 nga Luftëtari kishte dhënë dorëheqjen e tij, për shkak të performancës së dobët të ekipit.
Mirëpo, ekipi i kuq i Tiranës ka bërë të ditur se ata nuk e kanë pranuar dorëheqjen e tij dhe kanë theksuar se ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të ekipit.