EDON HASANI
Shkodrani në Iran
20 December, 2017 @8:33
Mesfushori i dalluar shkodran, Edon Hasani, ka lënë ekipin e tij, Vllaznia, për t’u bërë pjesë e ekipit iranian, Sepahan.
Vetë ekipi iranian ka prezentuar lojtarin si përforcim të ri të skuadrës, ndërsa mediat shqiptare kanë bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me mundësi vazhdimi.
Hasani 25 vjeç ka qenë i pazëvendësueshëm te Vllaznia këtë stinor, prej se erdhi nga ekipi kampion, Kukësi.
Kjo nuk është hera e parë që Hasani del jashtë Shqipërisë, pasi që më parë ai ka luajtur edhe për Litex Lovech në Bullgari, Ceahlul në Rumani dhe Poli Timisoara, gjithashtu në Rumani.
Së fundi, ai ka shënuar dy gola për Vllazninë këtë stinor, ndërsa Panorama Sport ka shkruar se lojtari do të merr 100 mijë dollarë për kontratën.