COPPA ITALIA 1/8: NAPOLI-UDINESE

Foto: SSCNapoli/tw
Insigne vendos, Napoli në çerekfinale
19 December, 2017 @22:56
Elseid Hysaj ka qenë për 90 minuta në lojë, derisa Napoli ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke e mposhtur Udinesen 1-0 në San Paolo sonte.
Zëvendësimi i Emmanuele Giaccherinit me Lorenzo Insignen ka qenë vendimtar nga trajneri Maurizio Sarri. Insigne 12 minuta pasi që hyri në lojë shënoi golin e vetëm të takimit dhe solli fitoren për napolitanët, që tash presin Atalantën ose Sassuolon në çerekfinale.
Në anën tjetër te Udinese, Massimo Oddo nuk i ka dhënë hapësirë fare Valon Behramit në përballje, që ka qëndruar për 90 minuta në bankën rezervë.