LEAGUE CUP 1/4: ARSENAL - WEST HAM UNITED

Foto: carabao/fb
Arsenal në gjysmëfinale, mposhtet Moyes
19 December, 2017 @22:44
Arsenal me fitore minimale në kuadër të Kupës së Ligës angleze, ka arritur të sigurojë biletën për gjysmëfinale të garës.
Ka qenë sulmuesi Danny Welbeck që i ka sjellë fitoren Arsenalit me golin e shënuar në minutën e 42-të të takimit, ndërsa u asistua nga Mathieu Debuchy.
Edhepse në Kupë të Ligës, kjo ka qenë humbja e parë për West Ham Unitedin prej se në krye të ekipit erdhi David Moyes, që zëvendësoi Slaven Bilicin e larguar në muajin e shkuar.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk kanë qenë në formacion të Arsene Wengerit sonte fare.