Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALK SPORT

Edhe Villa del kundër terreneve neutrale

Edhe Villa del kundër terreneve neutrale


7 May, 2020 @10:45

Pas deklarimit të hapur të Brightonit që terrenet neutrale nuk u shkojnë përshtati, të njëjtën e ka bërë edhe Aston Villa sot, njofton BBC Sport.

Christian Purslow, shef ekzekutiv i klubit, ka thënë se Aston Villës nuk i pëlqen zgjidhja e terreneve neutrale për të kompletuar stinorin.

“Ne jemi klub që krenohemi me formën tonë të mirë që e kemi në shtëpi. Neve na kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje në shtëpi dhe s’besoj që ka ndonjë tifoz i Villas që do ta kishte lëshuar mundësinë e avantazhit, përveç nëse ndërron diçka drastikisht,” ka thënë Purslow për Talksportin.

Më parë, shefi ekzekutiv i menaxherëve të ligës Richard Bevan kishte bërë të ditur se nëse ndeshjet nuk luhen në terrene neutrale, stinori duhët të anulohet.

Në takimin e fundit që kanë pasur ekipet e Premier Ligës është thënë që deri në 10 terrene neutrale do të përdoren për të kryer stinorin 2019/20.

Të hënën Premier Ligës i duhen 14 vota për të vazhduar stinorin. Në të kundërtën, sezoni duhet të përfundojë pa u zhvilluar edhe ndonjë ndeshje.

Aston Villa është në pozitën e 19 në Premier Ligë dhe është në rrezik nga rënia.

Premier League


 
Të gjitha lajmet nga Premier League