Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË SHQIPËRISË

Edy Reja: Pjesa e dytë aspak e mirë

Edy Reja: Pjesa e dytë aspak e mirë


7 June, 2022 @0:09

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Islandës ka thënë se pas paraqitjes së mirë në pjesë të parë, pjesa e dytë nisi keq, me gabime dhe kjo bëri që loja t’i përshtatet islandezëve.

Ai ka theksuar se kuqezinjtë nuk kanë mësuar nga gabimet dhe kjo vështirëson punën.

“Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi luajtur, kemi pasuar topin. Në pjesë të dytë, ishte zi. Kaluam në avantazh, erdhi goli dhe pastaj dhuruam gol për ta. E kjo bëri që të luajmë pastaj si deshën ata. Po të duronim 10-15 minuta në pjesë të dytë ata do të hapeshin ende dhe do të bënin punën tonë më të lehtë, por goli bëri gjithcka të shkojë në anë të tyre,” ka thënë fillimisht italiani.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA

“Kur ishim në avantazh, bëmë një ndeshje të mirë, në të dytën nuk bëmë një gjuajtje në portë. Kur je në avantazh, duhet të mbahesh më shumë dhe të tregosh e të kesh më shumë agresivitet. Ata janë fizikisht më të fortë por ne në krahasim me herë të tjera duhej të bënim diçka më shumë,” shtoi tekniku i kuqezinjëve.

Ndërsa gjithashtu ka theksuar se ekipi nuk mori asnjëherë topin konkretizues në sulm.

NOTAT E FUTBOLLISTËVE

“Unë u mundova të vendosja lojtarë para të fortë fizikisht se para kundërshtarët e merrnin gjithmonë topin në ajër. Hodha Balajn e Vrionin për të parë nëse mund të bënim diçka në lojë një me një. Pastaj Hysaj ka dalë rreth 10 herë përpara me krosime, edhe Balliu. Por nuk konkretizojmë në fazën para. Kjo është pika që dhemb, për fat të keq pasi janë ndeshje ku me më pak vëmendje mund të marrësh rezultat. Nuk ka përfunduar asgjë, por mund të bënim më shumë. Jemi me pikë të barabarta e duhet të shfrytëzojmë ndeshjet në shtëpi, si ndaj Izraelit. Nuk duhet të dështojmë, të mendojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e radhës,” ka thënë ndër të tjera Reja.

RAPORTI dhe GOLAT


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve