DERI 2017
Enrique vazhdon
9 June, 2015 @18:26
Trajneri spanjoll, Luis Enrique, ka vazhduar kontratën me Barcelonën, duke nënshkruar kontratë edhe për stinorin tjetër plus një, me klubin katalonas.
“Kemi mbyllur marrëveshjen me Luis Enriquen, derisa ai do të qëndrojë te ne deri në vitin 2017,” ka thënë kreu i Barcelonës, Josep Bartomeu sot.
Barcelona nën drejtimin e Luis Enriques ka arritur të fitojë për herë të dytë tripletën, duke u bërë ekipi i parë europian me këtë arritje. Herën e parë këtë gjë katalonasit e kishin arritur nën drejtimin e Pep Guardiolës.