DRITA - LLAPI

“Evropianët” takohen sot në derbin e xhiros
28 August, 2021 @10:30
Xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në futboll, fillon sot me dy ndeshje.
Dy skuadrat që sivjet luajtën në garat evropiane, Drita dhe Llapi, sot takohen në stadiumin e qytetit dhe pritet të jetë një ndeshje interesante.
Që të dyja skuadra luajtën në Conference League
Në xhiron e parë, Drita e kishte mposhtur Feronikelin 2-1, derisa Llapi ka barazuar me Ulpianën në shtëpi 1-1.
Ndeshja fillon nga ora 17:00.