Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Fansat e Livescore

Foto: Fatlum Kurtaj Photography/ Facebook

Fansat e Livescore


Shkruan: Luan MORINA

5 October, 2016 @23:19

Pas vendimit për largimin nga Serie A për shkak të manipulimeve në rezultate, Juventusi ishte dashur t’i shiste lojtarët më të mirë tek ekipet tjera dhe atë sa më larg Italisë. Lilian Thuram dhe Gianluca Zambrotta ishin shpërngulur në Barcelonë, ndërkohë Fabio Cannavaro e Emerson në Realin e Madridit. Bashkë me këta lojtarë drejt këtyre dy ekipeve ishin shpërngulur edhe një pjesë e fansave – kryesisht ata plastik, të Juventusit.

b

Fansat e vërtetë, sigurisht se i kanë qëndruar besnik ekipit të tyre dhe besoj që vazhdojnë ta përkrahin, pa marrë parasysh se a luante në Serie B apo luan në Ligën e Kampionëve. Por, është një pjesë e fansave të cilët vrapojnë pas suksesit, pas historisë, pas emrit. Për këta, shpërngulja nga Juve tek Barcelona e Reali ka qenë e lehtë. Njëra ishte në formë të mirë aktuale, tjetra kishte histori. Të dyja ofronin bagazh për t’u lavdëruar në debate eventuale me të tjerët, të cilat sigurisht do të ishin komentuar nga LiveScore dhe ndonjë ndeshje aty-këtu që do të mund të kenë parë.

1996

Në renditjen e FIFA-s, pozita më e dobët që e ka pas Shqipëria ndonjëherë ka qenë e 116-ta. Kjo ka ndodhur në vitet 1996-1997. Ka qenë periudhë e zorshme që nuk është ndihmuar as nga gjendja shoqëroro-politike në atë kohë. Por, anash kësaj, sikur të ishte Shqipëria në pozitën e ‘96-tës, sikur të mos ishte kualifikuar në Evropian dhe të ishte një ekip që hante nga shtatë gola prej Rumanisë e humbiste nga Luksemburgu, sa do të ishin fansat të ngjitur për këtë kombëtare?

Është një pozitë hipotetike, porse duke u bazuar në një pjesë të fansave të ekipeve të lartpërmendura (dhe ekipeve tjera sepse të gjithë kanë fansa të tillë), dyshoj që fansat e kombëtares ‘unike’ do të ishin kaq të zëshëm.

s

Shkurt e shqip, frika për t’u bërë me një kombëtare, për të përqafuar një kombëtare më pak cilësore, i bën shumicën e fansave të Shqipërisë që të konsistojnë një kombëtare të vetme dhe të përzgjedhin kombëtaren më të suksesshme.

Dhe fansat anash, qëndrimi i futbollistëve kosovar që të përzgjedhin një kombëtare tjetër, qoftë edhe ajo e Shqipërisë, apo e Zvicrës, apo çfarëdo qoftë ajo, pas ditës së sotme, s’do të mund të cilësohej si frikë nga të qenurit pjesë e një kombëtareje inferiore.

Basketbolli

Të ndalemi tek sporti i basketbollit, ku qartazi Kosova ka qenë për këto 17 vite së paku forcë dominuese në dy pjesët e kufirit. Sikur liga, ashtu edhe kombëtarja e Kosovës, është më e fortë se ajo poshtë kufirit. Edhe baza e fansave është më e çmendur për basketbollin dhe kjo është krijuar falë punës në të gjitha aspektet e këtij sporti. Normalisht që ka pasur ngecje të kohëpaskohshme, por basketbolli ka ecur dhe vazhdon të ecën me hapa më të shpejtë, nëse do ta krahasonim Kosovën dhe Shqipërinë. Tashti, pse asnjë basketbollist kosovar nuk po zgjedh Shqipërinë ta përfaqësoj në arenën ndërkombëtare? Për shkaqe patriotike?

l

Talentët

Kosova inferiore mund të jetë vetëm në mendjet e asaj pjese të fansave. Talentët që i kemi, talentët që po shkëlqejnë anembanë Evropës, janë më se të mjaftueshëm për këtë kombëtare që po bën hapat e parë.

Sinqerisht, si dikush që preferoj Kosovën para Shqipërisë, por assesi dikë të tretën para Shqipërisë, nuk mërzitem për dikë që përzgjedh Shqipërinë para Kosovës. Problemin e vetëm që kam, jo vetëm unë, është nënçmimi i kombëtares së Kosovës nga ata që përzgjedhin Shqipërinë.

Pra, thjesht, unë dhe ne kosovarët tjerë që e përkrahim një kombëtare që kemi ëndërruar që 20 vjet, na pengon fakti që dikush na e mohon këtë kombëtare dhe atë nga vetë ata të cilët i kemi konsideruar vëllezër jashtë e brenda këtyre dhjetë mijë kilometrave katrorë. Kosova ekziston, do të ekzistoj, për shumë vjet edhe atë.

l


KOMUNIKATË E POLICISË

Masa të rrepta sigurie në Shkodër, para ndeshjes Kosova-Kroacia

Kosova

Masa të rrepta sigurie në Shkodër, para ndeshjes Kosova-Kroacia

05/10/16 @ 23:09

PARA NDESHJES

Arbër Zeneli: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Russia 2018/Kosova

Arbër Zeneli: Shpresojmë në rezultat pozitiv

05/10/16 @ 22:38

MEDIA

Mediat kroate s’kuptojnë asgjë, konferenca pa përkthyes

Kosova

Mediat kroate s’kuptojnë asgjë, konferenca pa përkthyes

05/10/16 @ 22:05

MEDIA

Ante Cacic: Kosova, detyrë e vështirë

Russia 2018/International

Ante Cacic: Kosova, detyrë e vështirë

05/10/16 @ 19:51

NGA KONFERENCA

Vedran Corluka: Fitore nga minuta e parë

Russia 2018/International

Vedran Corluka: Fitore nga minuta e parë

05/10/16 @ 19:45

FANELLAT

FFK - Kelme, deri më 2020

Kosova

FFK - Kelme, deri më 2020

05/10/16 @ 19:10

KONFERENCA PËR SHTYP

Albert Bunjaku: Me 120% ndaj Kroacisë

Russia 2018/Kosova

Albert Bunjaku: Me 120% ndaj Kroacisë

05/10/16 @ 18:59

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga