Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR 15 @ EURO2016

Favoritët

UEFA.com

Favoritët


Shkruan: Luan MORINA

27 June, 2016 @11:43

Gabimi i irlandezëve ishte hezitimi për t’u mbrojtur. Derisa vazhduan me dy sulmues dhe vetëm dy mesfushorë qendror para mbrojtjes së zakonshme katërshe me krahë, francezët iu përshtatën me largimin e Kantes dhe angazhimin e Coman. Duke i dhënë një krah shtesë Giroud në mes dhe tërheqjen e krahëve të cilët ishin më eksplodues në kundërsulme, Deschamps aktivizoi armën më të fortë në Giroud – shtatëlartësinë. Në dyshe me Griezmann ata rrënuan për tetë minuta irlandezët.

Po të mos kishte qenë në disavantazh me gjasë Deschamps do të merrte më me rezervën këto ndryshime. Formacioni 3-3 në mesfushë e sulm nuk është i nevojshëm për francezët. Dhe në rast se luajnë me të njëjtin formacion që mbyllën ndeshjen kundër me gjasë Islandës (po, Anglia mund të bie, Hodgsoni) do të ofrojnë një lojë të bukur dhe atraktive që nga fillimi. Nuk është turp të sulmosh, të kënaqësh shikuesit. Është rrezik, ama siguria e tepërt është e mërzitshme.

Martin O’Neill ka bërë çfarë mund të bëhet nga kjo Irlandë. Ndoshta edhe më shumë se sa kanë kapacitet. Ngjashëm edhe sllovakët. Të shihja Kucon në krahë të sulmit ishte vërtetë e habitshme. Ama e kuptoj trajnerin sllovak. Me kapacitetin që ka kundër gjermanëve duhet të provosh çmos. Jo që do të funksiononte, ama së paku provoi. Futi në lojën edhe Sallatan – besoj vetëm për shkak të emrit!

Shpresoj që Low të ketë kuptuar që me 9sh të vërtetë sulmi funksionon shumë më lezetshëm. Gomez fal lojës me kokë dhe sigurisë fizikut e bën të veten kundrejt mbrojtjes kundërshtare, sidomos njërës që ka Skrtelin! Draxler më ka befasuar për të mirë sot, sidomos në depërtimet e tij, e gjakftohtësia tek goli ishte për tu lakmuar. Gjermanët kanë gjetur formën.

Formën e kanë gjetur edhe belgët. Lojë prej kampioni. Mësime se si duhet të udhëhiqet kombëtarja nga kapiteni për të gjithë, sidomos për snobin Arda Turan. Hazard nuk ishte normal. Asistimi, goli, gjithçka.

Megjithatë belgët patën një periudhë ku vuajtën dhe një gol do t’i kishte shkatërruar. Por, kësaj radhe shpëtuan, ndoshta për shkak se ishin hungarezët. Por, kombëtaret më të kompletuara nuk falin. Në këto raste u nevojitet dikush që bën tranzicionin e topit nga mbrojtja tek krahët. Naingolan po bën mirë këtë, por në momentet e presionit nga kundërshtarët po përqendrohet në mbrojtje, ngjashëm si Witsel. Krahët kryejnë punën për qejf. Kontakti me Lukakun nuk ishte në nivel, por ka kohë të përmirësohen.

E shpresat për përmirësim nuk janë të vdekura për shkak të Wilmots. Trajneri belg nuk po heziton të ndryshoj lojtarët, formacionin nga ndeshja në ndeshje. Nëse diçka nuk funksionon e ndryshon. Kjo nevojitet në këso lloje të garave që në total i kanë 7 ndeshje. Nuk ka filozofi të trajnerëve që kanë udhëhequr ekipe në kampionate kombëtare. Por, edhe nuk ka kushedi sa zotësi për të udhëhequr këtë grumbull talentesh.

Sot njëri nga favoritët për kampion do të eliminohet. Të dyja dinë të jenë defensive. Mund të shkojnë në penallti e mund të përsërisin finalen e katër viteve më parë. Ose edhe më keq, miqësoren e kësaj pranvere. Loja më e keqe që kam parë sezonin e kaluar! Edhe më e keqe se Portugalia – Kroacia gjatë pjesës së rregullt.

Së paku Islanda do të luaj futboll të bukur. Mos u habisni nëse bie Anglia. Hodgson dinë të përziej ekipin pa qenë nevoja hiq. Kur nuk di e provon të shpikësh mëzi shpëton edhe nga Sllovakia.


 
Të gjitha lajmet nga