Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMENT

Bayern, favorit racional

REUTERS

Bayern, favorit racional


25 May, 2013 @11:02

Muskuli i fortë

Nëse analizojmë racionalisht, Bayern Munich është favorit në finalen e Champions League.

Së pari, eksperienca shkon në favor të tyre, ngase ata i kanë arritur tre nga katër finalet e fundit në Champions League.

Së dyti, ata e kanë përparësinë sepse e kanë arritur pikën e maturimit si teknikisht ashtu edhe strategjikisht.

Të nevojiten lojtarë të cilët janë 28 ose 29 vjeç për këtë detyrë. Bastian Schweinsteiger (28) është lideri i tyre natyral, gjersa Franck Ribery (30), Arjen Robben (29) dhe Philipp Lahm (29) luajnë role tejet të rëndësishme në skuadër.

Bayern Munich poashtu ka krijuar një standard në futbollin europian — jo vetëm me fitoren 7–0 ndaj Barcelonës në gjysmë-finale, por edhe në finalen e vitit të kaluar të cilën e humbën nga Chelsea.

Ata e humbën atë ndeshje në penallti edhe pse poseduan topin në 70 përqind të kohës — askush nuk mund të thotë që Chelsea ka luajtur në nivel më të lartë se Bayern.

Bayern Munich poashtu kanë krijuar një standard në futbollin Europian…

Dhe mund ta shihni fuqinë burimore të tyre — Chelsea fitoi Champions League me lojtarë intenziv, por nuk mundën të ri-kthehen këtë vit. Bayern-i i ka arritur tre finale në katër vite.

Humbja e asaj ndeshje është avantazh për shkak se do t’i motivojë drejt fitores.

Befasia Dortmund

Në anën tjetër keni Borussia Dortmund me stil të shpejtë dhe teknikë kundërsulmuese. Ata luajnë lojë vertikale me entuziazëm dhe me qëndrim freskues. Janë skuadër e vështirë dhe definitivisht mund të krijojnë befasi.

Nëse Dortmund-i do të ndeshej me ndonjë ekipë të huaj (jo gjermane), askush nuk do të mund ta mohonte mundësinë e tyre për të fituar. Por duke u përballur me një skuadër që ka dominuar dhe treguar superioritetin e tyre në Bundesligë, është paksa ma ndryshe.

Bayern Munich është paksa jo skuadër tipike gjermane — ata kanë fuqi financiare për t’i përmbytur kundështarët e tyre, kështu ata nuk janë reprezentues tipik të shtetit të tyre.

Dortmundi është shembull më tipik — ata kanë punuar për ti ndërtuar lojtarët e rinj.

Problemi qëndron në atë që nuk mund ti mbajnë lojtarët e tyre më të mirë. Në sezonin e ardhshëm, Goetze do të jetë në Munich, e ndoshta edhe Lewandowski.

Dortumundi na përkujton që gjersa je skuadër me më pak mundësi financiare, suksesi është kalimtar deri sa peshqit e mëdhenjë të gëlltisin.

Ky është ndoshta aspekti më i pendueshëm i futbollit modern, ngase në sezonin e ardhshëm Borussia Dortmund nuk do të jetë skuadër e njejtë.

Racionalisht, Bayern duhet të fitojë. Mirëpo, është vetëm një ndeshje dhe çdo gjë mund ndodhë.

Dortumundi na përkujton që gjersa je skuadër me më pak mundësi financiare, suksesi është kalimtarë deri sa peshqit e mëdhenjë të gëlltisin.

Ndonjëherë mund të planifikosh për çdo gjë, por kjo nuk mjafton. Kur ne arritëm finalen e Champions League në 2006 me Arsenalin, Jens Lehmann u përjashtua me karton të kuq dhe neve na u desht të luanim me 10 lojtarë për 70 minuta.

Një moment i mos-kujdesit mund të ndërrojë gjithçka — kjo është ana e pa-parashikueshme e futbollit.

(Komenti i Arsene Wenger së pari u paraqit në Eurosport.com ku edhe është kontributor-ekspert i rregullt)


EKSKLUZIVE

Thëngjilli karshi birrës

Champions League/Bundesliga/Analiza

Thëngjilli karshi birrës

25/05/13 @ 10:05

BAYERN

Gjumi gjerman

Champions League/Bundesliga

Gjumi gjerman

25/05/13 @ 11:38

DORTMUND

Klopp, para finales

Champions League/Bundesliga

Klopp, para finales

25/05/13 @ 11:26

STRATEGËT E FINALES

Klopp vs Heynckes

Champions League/Bundesliga

Klopp vs Heynckes

25/05/13 @ 11:02

Manchester City shton edhe një trofe në kabinet

Champions League/Europa League/Premier League/La Liga/International

Manchester City shton edhe një trofe në kabinet

16/08/23 @ 23:30

EUROPEAN SUPERCUP @ PIRAEUS

Superkupa evropiane: Man City - Sevilla, trofeu për stinor të mbarë

Champions League/Europa League

Superkupa evropiane: Man City - Sevilla, trofeu për stinor të mbarë

16/08/23 @ 08:48

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

Champions League

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

07/08/23 @ 12:23

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32


 
Të gjitha lajmet nga Champions League