Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMP'S CUP

Faza finale, nesër

icc

Faza finale, nesër


5 August, 2013 @13:33

Real Madrid dhe Chelsea janë treguar më të fuqishëm në turneun e parë të organizuar nga amerikanët, International Champions Cup. Mbretërit nga Madridi dhe të kaltërit e Londrës kanë mposhtur kundërshtarët e tyre në rrugë për finalen e madhe që luhet pasnesër vonë (mëngjesi i hershëm, 8 gusht) dhe ajo që është më interesantja, të dyja po luftojnë për këtë trofe, pa kursyer lojtarë. 

Milan do të mundohet të mbrojë nderin italian në ndeshjen për vendin e tretë ndaj kampionit amerikan, Los Angeles Galaxy, ndërsa Valencia dhe Everton do të luftojnë për vendin e pestë të turneut. 

Dyshja e madhe italiane që dështoi në këtë turne, Juventus dhe Inter, do të ballafaqohen në ndeshjen e cila do t’i përcaktojë vendet e fundit të turneut, të shtatin dhe të tetin. 



NDESHJET E MBETURA, Champions Cup 2013

1 Real Madrid-Chelsea Finalja 8 gusht 03:00
2 Milan-Los Angeles Galaxy Vendi i tretë 8 gusht 00:30
3 Everton-Valencia Vendi i pestë 7 gusht 03:00
4 Juventus-Inter Vendi i shtatë 7 gusht 00:30


NDESHJET E ZHVILLUARA, Champions Cup 2013

1 Valencia-Milan 1-2 Faza I
2 Chelsea-Inter 2-0 Faza I
3 Everton-Juventus 1-1(7-6) pen. Faza I
4 Real Madrid-Los Angeles Galaxy 3-1 Faza I
5 Chelsea-Milan 2-0 Gjysmëfinale
6 Everton-Real Madrid 1-2 Gjysmëfinale
7 Valencia-Inter 4-0 Pozicionim
8 Los Angeles Galaxy-Juventus 3-1 Pozicionim

 
Të gjitha lajmet nga