GJILAN

Ferizaj kthehet duarthatë nga Gjilani
23 April, 2014 @17:03
Skuadra e dytë në radhitjen tabelare, Ferizaj, është kthyer duarthatë nga udhëtimi i vështirë në Gjilan.
Megjithëse me mjaftë vështirësi ekipi i Dritës arriti të fitoj me rezultat 2-0 ndaj ferizajasve.
Florim Berbatovci në minutën 65’ të ndeshjes ishte autori i golit të parë për vendasit, kurse rezultati u dyfishua në minutën e dytë të lojës shtesë me anë të golit të Shqiprim Kelmendit.
Ferizaji nga minuta 84’ e ndeshjes luajti me një lojtar më pak pasi Agron Istrefi u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore Drita tani ka 37 pikë në pozitën e shtatë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e dytë me gjithsej 42 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.