Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI - VUSHTRRIA

Ferizaji fiton derbin, bën hapin e madh drejt Superligës

Ferizaji fiton derbin, bën hapin e madh drejt Superligës


1 April, 2022 @17:43

Vushtrria deri sot ka qenë ekipi i vetëm pa humbje në Ligë të Parë përgjithësisht, qoftë në Grupin A apo B.

Por ekipi i Samuel Nikajt përkundër tentimeve dhe një penalltie të pashënuar, është njoftuar me humbjen e parë sezonale në stinorin 2021/22 - humbje kjo që do të mund t’i kushtojë me mosinkuadrim direkt në Superligë stinorin tjetër.

Ferizaji i drejtuar nga Arbnor Morina, që nuk njeh për humbje prej se prishtinasi mori timonin e skuadrës, ka mposhtur edhe rivalin kryesor të tyre në luftë për Superligë me rezultat minimal, për fitore të madhe dhe krijim distance ndaj ndjekësit, 1-0 [Enis Sefa 33p.].

TABELA AKTUALE

Vendimtaren e shënoi Sefa nga penalltia, pas një fauli të Mario Teqës një minutë më parë. Ndeshja ka qenë e gjallë me plotë raste, kartona të dhënë nga referi, ndërsa në pjesë të dytë Labiont Osmanit penalltia nga shtylla i doli jashtë (edhe pse e kontestueshme) për tu kryer ndeshja me 1-0.

Albion Kurtaj dhe Gentrit Halili në pjesë të parë morën nga një karton të verdhë (22’, 26’) ndërsa te mysafirët Mario Teqja (32’) dhe trajneri Samuel Nikaj (35’).

Kapiteni Labinot Osmani pasi që s’shënoi nga penalltia në fillim të pjesës së dytë (48’), rastet kanë vazhduar për mysafirët, ku vetë Osmani edhe dy herë tjera ka qenë afër golit, por goditjet e tij nuk qenë të suksesshme.

Në pjesë të dytë edhe dy kartona të verdhë për Ferizajin, (Enis Sefa 46’, Petrit Terziu 90+3) për tu mbyllë ndeshja me fitoren e madhe të “ujqërve”.

Tash e tutje, Vushtrria do të duhet të shpresojë në gabime të Ferizajit për të marrë Superligën direkt, e të kaltërit vendas sot - kanë fatin në dorë të tyre për Superligën 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë