Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 2-1 VITIA

Ferizaji ngrit serinë e fitoreve

Ferizaji ngrit serinë e fitoreve


20 March, 2022 @15:25

Jo lehtë dhe krejt në fund, me golat e Enis Sefës dhe Çlirim Kashtanjevës, Ferizaji ka vazhduar serinë e fitoreve pranverore në pesë sosh në pjesën pranverore të stinorit.

Futbollistët e drejtuar nga Arbnor Morina kanë mposhtur Vitinë e fundit në renditje, me rezultat 2-1 [Enis Sefa 35p., Çlirim Kashtanjeva 90 - n.n. 68].

TABELA AKTUALE

Vendasit mbizotëruan pjesën e parë, kur edhe shënuan nga penalltia për epërsi, ndërsa në pjesë të dytë vulosën fitoren me golin e Kashtanjevës, që nuk la mysafirët të marrin pikë, duke shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt të takimit, për 2-1 përfundimtare.

Por për të ardhur në fitore, ata është dashur të luftojnë deri në sekondën e fundit të ndeshjes, pasi që Vitia kishte barazuar lojën dhe ishte shumë afër të kapte pikën.

Fitorja çon Ferizajin në 40 pikë, ndjekur nga Vushtrria në hap, ndërsa Vitia do të duhet të kërkojë pikët e shpëtimit në ndonjë ndeshje tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë