FENERBAHÇE MERR LIDERSHIPIN

Foto: Fenerbahce Official
Fernandao dhe Van Persie, sjellin kreun
18 January, 2016 @20:55
Fenerbahçe ka shënuar fitore bindëse ndaj Eskisehirsporit sonte me rezultat 0-3 si mysafir për të marrë kreun e Superligës turke.
Braziliani Fernandao ka shënuar dy herë, ndërsa fitoren e ka vulosur holandezi Robin Van Persie, për të dërguar me 43 pikë pas 18 xhirove ‘kanarinat’ e Stambollit në krye.
Rivali kryesor për kreun e tabelës, Besiktas, nuk ka arritur të përfundojë ndeshjen për shkak të rreshjeve të mëdha dhe është me 2 pikë më pakë dhe një ndeshje më pak, në vend të dytë.
Kjo është fitorja e katërt me radhë e Fenerbahçes në Superligën turke, ndërsa për humbje nuk dinë që nga shtatori 2015, kur u mposhtën nga Besiktasi 3-2.
Fernandao me sonte ka çuar numrin e golave të shënuara në Superligë në 8, ndërsa Van Persie në 7.