Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Feronikeli me planin e stërvitjeve individuale

Feronikeli me planin e stërvitjeve individuale


15 March, 2020 @19:49

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, ka bërë të ditur se ka pezulluar stërvitjet e skuadrës dhe trajneri i ri i skuadrës, Afrim Tovërlani, ka bërë të ditur se u ka dhënë planin e stërvitjeve individuale futbollistëve në këto ditë krize.

“Kjo është situatë që s’jemi përballur kurrë. Shpresojmë ta tejkalojmë shpejt. Ne kemi bërë planin për bashkëpunim me trajner fitnesi për t’ua lehtësuar futbollistëve punën dhe për ta mbajtur formën,” ka thënë ndër të tjera Tovërlani për faqen zyrtare të klubit të Feronikelit.

Feronikeli pas XXII xhirove të zhvilluara në Superligë, ka tubuar 34 pikë, 10 më pak se lideri i elitës, Ballkani. Ekipi nga Rexhep Rexhepi gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelare të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga