ARBËRIA - FERONIKELI

Feronikeli në kërkim të fitores së parë pranverore
1 March, 2021 @10:03
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në Superligë, do të luhet në mes të Arbërisë dhe Feronikelit.
Arbëria nuk arriti ta mposht asnjëherë Feronikelin në këtë stinor. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0, kurse Nikli e kishte mposhtur kundërshtarin me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë.
Arbëria nëse regjistron fitore në këtë ndeshje do të ngritet në pozitën e pestë, kurse Nikli në pozitën e gjashtë.
Ndeshja fillon nga ora 13:00.