FERONIKELI

Feronikeli shton edhe një talent në ekipin e parë
10 January, 2021 @22:11
Skuadra e Feronikelit, në krye me trajnerin Klodian Duro, po vazhdon të mbledhë ajkën e akademisë së saj.
Pas afrimit të lojtarit Sokol Kiqina nga akademia, e njëjta gjë është bërë edhe me qendërmbrojtësin Drinor Morina, i cili ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin nga Drenasi.
Ai është prezentuar sot me fanellën e Feronikelit së bashku me kryetrajnerin Duro.