Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MISIONI EUROPIAN

Ferronikeli prezanton skuadrën

Foto: KF Ferronikeli Facebook

Ferronikeli prezanton skuadrën


30 May, 2016 @18:29

Para mediave të shumta në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, skuadra kampione e Kosovës ka prezantuar skuadrën për sezonin e ri 2016/2017, sezon në të cilin klubi nga Drenasi do të jetë pjesë e kualifikimeve për Champions League.

Bashkë me presidentin Elshani dhe shtabin teknik në krye me Afrim Tovërlanin, para mediave u prezantuan edhe përforcimet e reja: Besnik Krasniqi dhe Ahmet Haliti, ndërsa për arsye personale mungoi Blerand Kurtishaj, i cili erdhi nga Trepça ‘89 pak ditë më parë.

Me skuadrën sot nuk ishte as kapiteni Behar Maliqi, po ashtu për arsye personale.


 
Të gjitha lajmet nga