VAZHDON ME LIRINË

BOROZANI
Fetahaj vazhdon me Lirinë
25 January, 2016 @16:16
Liridon Fetahaj do të mbetet pjesë e Lirisë edhe për një kohë.
Numri 11 i Lirisë sot ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me ekipin, që do të thotë se deri qershor të vitit 2017 do të qëndojë te bardhezinjtë nga Prizreni.
Pas nënshkrimit të kontratës, Fetahaj ka folur ekskluzivisht për Borozani.com, duke u shprehur i lumtur që do të mbetet edhe më tej te Liria.
“Kam nënshkruar për 1.5 vjet. Po ndihem shumë mirë për faktin që do të luaj dhe do të kontribuoj për klubin. Shpresoj se do t’i përmbushi të gjitha kërkesat e klubit në vazhdim,” tha Fetahaj.
Liridoni në pjesën e parë të kampionatit është paraqitur në të gjitha ndeshjet për Lirinë (17), ndërsa prej tyre 16 herë ka qenë startues. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me pesë gola të shënuar, pas Florim Berbatovcit që ka dy gola më shumë.
