ZYRTARE

Foto: Victor Valdes Official
Kompletohet huazimi i spanjollit
25 January, 2016 @15:42
Faqja zyrtare e Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e portierit Victor Valdes në ligën belge tek skuadra e Standard Liege.
Ish-portieri i Barcelonës nuk arriti që të gjente vend tek skuadra e United, madje ai pas disa problemeve me trajnerin Van Gaal kishte humbur edhe vendin e dytë tek portierët e United, vend i cili mbahet nga argjentinasi Sergio Romero.