Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË RISHQYRTIM

FFK-ja rishqyrton rastin Ahmeti

FFK-ja rishqyrton rastin Ahmeti


23 May, 2020 @15:18

Pas Vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së zëvendës sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmeti, Inspektori i Punës ka kërkuar që të rishqyrtohet Vendimi i FFK-së.

E për këtë, FFK-ja dje ka lëshuar një sqarim për media, ku i nënshkruari Eroll Salihu, sekretar i FFK-së ka bërë të ditur se çka do të ndërmirret tash e tutje me këtë rast.

“Ne kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, që kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së Arianit Ahmetit. Pra, kërkesa është që të rishqyrtohet procedura dhe në asnjë rast Inspektoriati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës,” është thënë në sqarim.

Shpejt, organet e brendshme të FFK-së konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoriatit, do të ndërrmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojë Inspektoratin dhe palët.

Kujtojmë Ahmeti kishte nisur një “luftë” të brendshme në FFK duke kërkuar që të bëhet kandidat për kryetar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga