LEJA
FIFA i refuzon Nedim Bajramit kërkesën për të luajtur për Shqipërinë
31 March, 2021 @22:54
Gazeta zvicerane Blick ka bërë të ditur se FIFA ka refuzuar kërkesën e futbollistit Nedim Bajrami për të luajtur për Shqipërinë si lojtar senior.
Përkundër se futbollisti mori pasaportën shqiptare, ai nuk do të ketë të drejtë loje për Shqipërinë, pasi që një rregullore e FIFA-s e mohon këtë të drejtë.
Krejt kjo pasi që Bajrami ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës pasi që ka mbushur 22-vjet.
Rregullorja thotë se në rast se një lojtar pasi mbush të 21-tat luan me një kombëtare, qoftë edhe U-21, atëherë nuk do të mund të ndryshojë reprezentacionin e tij dhe të luajë me një tjetër.
Kjo është e vendosur me rregullat e FIFA-s, pika 9, paragrafi 2b. Bajrami ishte ndihmesë e madhe e Zvicrës U21 kur “helvetikët” u kualifikuan në Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë për herë të parë në 10 vjet. Bajrami ishte i grumbulluar me Shqipërinë, por është kthyer sepse nuk kishte marrë leje për ta përfaqësuar Shqipërinë.
Gjithsesi, mbetet të shihet vendimi përfundimtar, zyrtar, i FIFA-s.