SPANJA - KOSOVA
Spanja me fitore, e lë nën hije golin magjik të Halimit
31 March, 2021 @22:29
Përfaqësuesja jonë ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të kualfikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Dardanët pësuan kundër top favoritit të grupit, Spanjës, duke u mposhtur me rezultat 3-1.
Kosova në fakt e filloi mirë ndeshjes, duke qenë më i përqëndruar në pjesën e mbrojtjes, por spanjollët e thyen akullin në minutën 34’ me një goditje të saktë nga Dani Olmo. Vetëm dy minuta më vonë Samir Ujkani u mposhtë sërish nga Ferran Torres që e dyfishoi rezultatin, e që ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Kosova u tregua më sulmuese, ndërsa ritmi i lojës u rrit me inkuadrimin e Lirim Kastratit dhe Arbër Zenelit.
Kastrati kishte dy raste të mira të shënimit gjatë pjesës së dytë, por që saktësia i mungoi.
Në minutën 70’ Besar Halimi shënoi një gol që do të mbahet gjatë në mend. Ai shënoi nga një distancë e largët, pasi portieri kundërshtar kishte dalur në mënyrë të pakontrolluar.
Pesë minuta më vonë Gerard Moreno shënoi pas një krosimi nga korneri për të caktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
GRUPET E KUALIFIKIMEVE “KATAR 2022”
Kjo humbje e lë Kosovën në fund të grupit B, si skuadër e vetme pa asnjë pikë, ndërsa Spanja ngjitet në krye të tabelës me gjithsej 7 pikë pas 3 ndeshjeve.
Ndeshjet e radhës të grupit luhen në shtator, ndërsa Kosova do të luajë kundër Gjerogjisë si mysafire dhe më pas kundër Greqisë dhe Spanjës në shtëpi.