LAJMI

BOROZANI/Erdis Driza
FIFA: Po, Kosovës
13 January, 2014 @13:40
Përgjigjja e pritur ka ardhur. FIFA ka pranuar që Kosova të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare sot në mbledhjen e saj për çështje urgjente.
Kështu, prej sot e tutje Kosova do të ketë të drejtë që Kosova mund të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare tashmë.
Në një bisedë telefonike me Radio Kosovën, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi konfirmoi këtë informatë.
Sipas tij, FIFA ka pasur edhe disa parakushte për Kosovën, por kjo nuk do të pengojë deri në pranimin e plotë të Kosovës.
Leja nga FIFA është marrë me insistim të Kosovës dhe Serbia tashmë as që do të pyetet për fatin e Kosovës. Derisa parakushtet janë që Kosova në muajt e ardhshëm të mos tentojë të luajë ndeshje ndërkombëtare me përfaqësuese të regjionit si Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, etj. për shkak se në këto vende ka serbë dhe FIFA nuk do që të shfaqet ndonjë lloj i huliganizmit në terrene.
Gjithashtu, Kosova do të duhet të luajë me fusnotë në ndeshjet e para të saja dhe pa simbole komëbtare.