BALLON D'OR

FIFA Official
Vokrri mysafir i Topit të Artë
13 January, 2014 @12:48
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, do të jetë mysafir nderi i FIFA-së në ceremoninë e shpalljes së fituesit të Topit të Artë.
Kështu ka njoftuar pak më parë Radio Kosova, duke cituar zëdhënësin e FFK-së, Fazli Berisha, i cili ka bërë të ditur këtë njoftim.
Kosova sot pret një vendim të rëndësishëm nga FIFA, për lejimin e pjesëmarrjes në ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipin senior.
Ceremonia e Topit të Artë, fillon pas orës 18:00 sonte.