Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Shkarkohet Allegri

REUTERS

Shkarkohet Allegri


13 January, 2014 @12:16

Massimiliano Allegri më nuk është trajner i Milanit. Kështu ka konfirmuar vetë klubi rossoner sot, pas disfatës turpëruese mbrëmë në ndeshjen ndaj Sassuolos. 

Allegri kishte në plan të mos vazhdonte me klubin milanez pas këtij stinori, por disfata e mbrëmshme ndërroi planet e kryesisë. 

Derisa në ditët në vijim pritet që Mauro Tassoti të merr drejtimin e kuqezinjëve të Milanos, si zëvendësim përflitet të bëhet Filippo Inzaghi, ish futbollisti i Milanit. 

Milan është duke e përjetuar njërin ndër stinorët më të keq në histori të tyre në Serie A. Ata janë 30 pikë pas liderit të tabelës, Juventus. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A