KOSOVA PA LORETIN
FIFA s’lejon Sadikun të luaj për Kosovën
16 December, 2016 @15:13
Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga FIFA sot. Shtëpia botërore e futbollit, nuk ka pranuar kërkesën e qendërmbrojtësit Loret Sadiku për tu paraqitur me fanellë të Kosovës tash e tutje.
Njoftimin e ka dhënë Koha Ditore sot, ndërsa mungesa e Sadikut, që së fundi ka qenë i lënduar është llogaritur si mungesë e theksuar e mbrojtjes së përfaqësueses.
Sidoqoftë, tashmë Albert Bunjaki dhe stafi i tij do të duhet të orientohen në mbrojtës tjerë për reprezentacionin e Kosovës, pasi që Sadikut nuk iu lejua ndërrimi i përfaqësueses për shkak se ai më parë veçse kishte bërë një kërkesë të tillë dhe dy herë nuk lejohet ndërrimi i përfaqësueses.