REGJIONALE
Ceferin mohon ligën rajonale
16 December, 2016 @14:52
Kreu i ri i UEFA-së, Aleksander Ceferin, ka mohuar krijimin e ligës rajonale, që po përfolet në vendet e ish-Jugosllavisë.
Tentimi për krijimin e një lige ku do të merrnin pjesë ekipet e ish-Jugosllavisë dhe vendeve tjera të interesuara - nuk ka bazë, transmetojnë sot mediat shkupjane.
Ceferin është cituar të ketë thënë se prioritet janë garat e brendshme shtetërore, ndërsa për një ligë rajonale debatohet vetëm nëse kërkesa arrin nga federatat përkatëse pjesëmarrëse.