Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - A&N

Fitore e rëndësishme e Istogut, shpreson për Superligë!

Fitore e rëndësishme e Istogut, shpreson për Superligë!


10 March, 2021 @15:10

Një fitore mjaft të rëndësishme e ka shënuar Istogu në Ligën e Parë sot.

Skuadra në fjalë sot e mposhti skuadrën prizrenase A&N 3-2, për t’i rritur kështu gjasat për ngjitje në Superligë.

TABELA AKTUALE

Përkundër motit të keq, ndeshja dhuroi plot 5 gola.

Gjithçka filloi mirë për Istogun, që shënoi dy herë në pjesën e parë përmes Egzon Kurteshit e Florent Rexhajt, mirëpo A&N nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në 2-2.

Por, kur u mendua se ndeshja do të mbyllet me barazim, Qëndrim Jahaj i Istogut shënoi në minutën e 4’ të kohës shtesë dhe ia siguroi fitoren vendasve.

Kjo fitore mund të jetë mjaft e rëndësishme për Istogun në luftën për ngjitje në Superligë, kurse A&N bën një hap prapa për ngjitje historike në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë