Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - BJELLORUSIA

Fitore ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ngjitet në Ligën B!

Foto: FSHF

Fitore ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ngjitet në Ligën B!


18 November, 2020 @17:52

Në një fushë jo fort të përshtatshme për lojë në “Air Albania Stadium” në Tiranë, kombëtarja e Shqipërisë ka arritur ta mposhtë 3-2 (Sokol Cikalleshi 20’, 27’ (P), Rey Manaj 44’ / Maksim Skavysh 35’, Max Ebong 80’) Bjellorusinë, për ta mbyllur kështu në vend të parë grupin e saj në Ligën C të Kombeve.

Ndeshja filloi mjaft mirë për Shqipërinë, me Sokol Cikalleshin që “kërcënoi” menjëherë në minutat 2’ dhe 4’, e më pas ishte pikërisht Cikalleshi ai që arriti të shënojë dy herë

Sulmuesi kavajas fillimisht shënoi me kokë pas krosimit nga Memolla (20’), e më pas 7 minuta më vonë shënoi për 2-0 nga pika e bardhë.

TABELAT E GRUPEVE - LIGA E KOMBEVE

Mysafirët nga Bjellorusia u kthyen një lojë falë një shpërqëndrimi të mbrojtjes shqiptare dhe shënuan përmes futbollistit Skavysh në minutën e 35’, për ta ngushtuar disavantazhin e tyre.

Mirëpo, pak pa u mbyllur pjesa e parë, për 3-1 shënoi Manaj (44’), për ta dërguar Shqipërinë në pushim me epërsi dygolëshe.

Në pjesën e dytë, bjellorusët arritën ta ngushtojnë rezultatin në 3-2, mirëpo Shqipëria u mbajt mirë dhe arriti ta mbyllë duelin me fitore minimale.

Fitorja e shënuar sonte bën që Shqipëria me plot meritë ta mbyll Ligën C të Kombeve në vendin e parë të grupit të saj dhe rrjedhimisht në edicionin që vjen do të jetë në Ligën B, ku e presin kundërshtarë më të fortë.

Për dallim nga Play Off-i i Ligës së Kombeve të edicionit të kaluar, që siguronte bileta direkte për Evropian për fituesit e të gjitha ligave përkatëse, për Botërorin e Katarit gjenda është më ndryshe.

Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni të Ligës së Kombeve (skuadra që nuk kanë përfunduar në një prej dy vendeve të para në grupet e rregullta kualifikuese drejt Botërorit), do t’i bashkohen 10 vendeve të dyta të grupeve kualifikuese të Botërorit, për ta formuar tri faza të Play Off-it me nga 4 skuadra (3x4). Më pas, secila skuadër fituese e Play Off-it përkatës, e siguron biletën për Botërorin e Katarit.

 

 

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve