DORTMUND
Fitore për vendin e dytë
1 March, 2014 @17:02
Ndeshja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Nurnbergut në kuadër të javës 23 në Bundesligë, përfunoi fitoren e skuadrës vendase nga Dortmundi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola 0-0, ndërsa baraspesha në rezultat u prish në minutën 51’ me anë të golit të qendërmbrojtësit gjerman, Matt Hummels.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, e bëri rezultatin 2-0 me golin e tij në minutën 64’, duke e realizuar golin e tij të 15 në Bundesligë.
Kurse goli i tretë dhe i fundit në ndeshje u shënua nga mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan.
Kjo ishte fitorja numër 14 e skuadrës së Dortmundit, e cila tani është ngritur në pozitën e dytë pas humbjes së Bayer Leverkusenit me rezultat 0-1 nga Mainzi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.