Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI 0-1 KIKA

Fitore që i nxorri nga fundi

Fitore që i nxorri nga fundi


22 November, 2021 @7:51

Skuadra e Kikës së Hogoshtit të Kamenicës ka shënuar fitore jetike në Prishtinë dje, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal 0-1.

Futbollistët e Kikës kanë fituar ndeshjen falë një penalltie, e cila iu shkaktua Eron Kryeziut. Ndërsa nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Besfort Emini, për rezultatin, që doli të jetë përfundimtar i ndeshjes, Flamurtari - Kika 0-1 [Besfort Emini 21p.].

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Flamurtari nuk arriti të shënojë për të siguruar së paku pikën, derisa mysafirët u mbrojtën mirë për të siguruar tre-pikëshin e dytë të stinorit.

Me këtë fitore, Kika ka dalë nga fundi i renditjes tabelare në Ligë të Parë të Grupit B, ndërsa fundin ia ka lënë Vitisë. Në anën tjetër Flamurtari ka rënë në pjesën e poshtme të tabelës.

Të mos harrojmë, fitoren ekipi i Kikës ia ka dedikuar sulmuesit të dalluar të tyre Lirian Ferati si dhe Laurit Behlulit, që të dy të lënduar.

 


 
Të gjitha lajmet nga