SWANSEA CITY

Ashley Williams duke festuar golin/ Foto: premierleague.com
Fitorja e dytë në 3 muajt e fundit
18 January, 2016 @22:58
Vetë aroma e trajnerit të ri, edhepse nuk ishte në detyrë, ka futur Swansean në një frymë tjetër.
Ata kanë shënuar fitore jetike ndaj Watfordit sonte në ndeshjen e fundit të xhiros në Premier Ligë, për të dalë nga zona e rrezikshme e tabelës.
Kjo përndryshe ka qenë vetëm fitorja e dytë e Swanseat në tre muajt e fundit në Premier Ligë, ndërsa golin vendimtar e shënoi Ashley Williams, për të sjellë tre pikë ekipit që edhe sonte u drejtua nga Alan Curtis.
Në anën tjetër, Watford, që ka qenë ndër ekipet më të mira në Premier Ligë në dhjetor, ka rreshtuar humbjen e katërt me radhë dhe këtë vit ende nuk ka marrë asnjë pikë në ligë.