Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SENZACIONALE

Rumania-Shqipëria, stëraplikime për bileta

Stadiumi i ri i Lyonit/ Foto: uefa.com

Rumania-Shqipëria, stëraplikime për bileta


18 January, 2016 @21:20

Ndeshja e tretë e ndoshta edhe vendimtare për kualifikim nga Grupi A ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë ka pasur një numër shumë të madh aplikuesish për sektorin e kategorisë së katërt të biletave. 

Njoftimin e ka dhënë UEFA-ja, duke i dërguar të gjithë tifozëve që kanë aplikuar për këtë kategori biletash me e-mail, ku u bërë me dije se ka pasur një numër tepër të madh aplikimesh për biletat e kësaj ndeshjeje dhe i ka propozuar tifozëve që të aplikojnë edhe për kategoritë tjera të biletave për të shtuar gjasat. 

Biletat e kategorisë së katërt janë biletat më të lira për ndeshjet e grupit, me çmim prej 25 euro për copë, ndërsa një person mund t’i blejë maksimalisht 4 sosh. 

Ndeshja Rumania - Shqipëria do të zhvillohet më 19 qershor 2016 në stadiumin e ri të Lyonit, Stade de Lyon

UEFA do të shpërndajë 800 mijë bileta përmes një llotarie kompjuterike, ndërsa në total për këto bileta kanë aplikuar 3.5 milionë persona. 

 

E-Maili i UEFA-së dërguar tifozëve
E-Maili i UEFA-së dërguar tifozëve

 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016