Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - LINCOLN RED IMPS

Fitorja e parë evropiane, Nikli në finalen preliminare

Fitorja e parë evropiane, Nikli në finalen preliminare


25 June, 2019 @22:35

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, në debutimin e tij në Evropë, ka shënuar fitore 1-0 kundër skuadrës nga Gjibraltari Lincoln Red Imps.

a

Që nga minuta e tretë e ndeshjes, pas një goditjeje të fuqishëm prej 16 metrave, ishte Mendurim Hoti ai që e shënoi golin historik për Niklin.

Në pjesën e dytë, Feronikeli edhe pse nuk zhvilloi një ndeshje aq të mirë, taktikisht u mbrojt mirë, derisa në minutat 79’ me Mevlan Zekën dhe 80’ me Kastriot Rexhën, ishte afër të shënojë përsëri, por sulmuesit e skuadrës nga Drenasi u treguan të pasuksesshëm dhe ndeshja u mbyll me rezultat minimal.

Feronikeli në finale të raundit preliminar të Champions Leagues do të takohet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, më 28 qershor në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga