Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VITIA 2-0 FLAMURTARI

Fitorja e parë pranverore për Vitinë

Fitorja e parë pranverore për Vitinë


17 April, 2022 @1:07

Ndoshta shumë vonë, por Vitia ka arritur që pas 7 humbjeve rresht në Ligë të Parë Grupi B, të shënojë fitoren e parë në pjesën pranverore të stinorit për të pasur një fije shprese për mbijetesë.

Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit te të cilët debutoi trajneri i ri Liridon Kukaj në xhiron e shkuar, ndërsa ekipi ka gjashtë pikë më pak se Vllaznia e parafundit dhe në pesë xhirot e fundit do të bëj cmos për të kërkuar mbijetesën në këtë ligë.

TABELA AKTUALE

Vitia 2-0 Flamrutari ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes dhe vetëm fitorja e katërt sezonale për ta. Në anën tjetër Flamurtari pa brenga, i sigurt në ligë ka regjistruar humbjen e dytë radhazi.

Në xhiron e radhës Vitia do të tentojë pikë ndaj Ramiz Sadikut në Prishtinë, ndërsa Flamurtari pret Kikën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë