Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Fitorja e pestë me radhë për Trepçën ‘89

BOROZANI. Erdis Driza

Fitorja e pestë me radhë për Trepçën ‘89


23 April, 2014 @17:20

Trepça ‘89 ka vazhduar me serinë perfekte  duke e regjistruar fitoren e pestë me radhë.

Ekipi mitrovicas kësaj radhe e mposhti Hajvalinë me rezultat minimal 1-0, duke iu revanshuar kështu humbjes së thellë 4-0 në xhiron e 20-të të Superligës.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Arbër Potoku, i cili realizoi në minutën 78’ të ndeshjes.

Me këtë fitore Trepça ‘89 tani ka 39 pikë, kurse Hajvalia mbetet pranë zonës së rrezikshme me gjithsej 32 pikë të tubuara deri më tani.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga