Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - VËLLAZNIMI

Fitorja si mysafir, ngrit për dy pozita Vëllaznimin

Foto: KFVellaznimi/fb

Fitorja si mysafir, ngrit për dy pozita Vëllaznimin


1 April, 2022 @17:12

Një fitore e artë e arritur nga skuadra gjakovare Vëllaznimi e drejtuar nga Genc Tamniku sot ndaj Rahovecit, për tu ngritur për dy pozita në renditjen tabelare, së paku derisa të luhen ndeshjet tjera.

Nikson Memaj i dha epërsinë Vëllaznimit në “Liman Gegaj” të Malishevës, ku Rahoveci luajti si vendas sot, ndërsa në pjesë të dytë u vulos fati i takimit pasi që gjakovarët gjetën golin pas një autogoli të Debatik Sertollit të vendasve për përfundimtaren 0-2 [Nikson Memaj 20, Debatik Sertolli 72ag.].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e parë e Vëllaznimit në tri xhirot e fundit, pas dy humbjeve të regjistruara, që con ekipin nga pozita e gjashtë në të katërtën në renditje.

Në anën tjetër Rahoveci i Senad Alirifës do të duhet të kërkojë pikët e mbijetesës në ndeshjet tjera të mbetura, kur veçse është hyrë në ciklin e fundit të ndeshjeve të stinorit në Ligë të Parë A. Kjo është humbja e dytë e Rahovecit në dy xhirot e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë