Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N 1-2 TREPÇA'89

Fituesi i ligës tregon dhëmbët në 10 minutat e fundit

Foto: KFTrepca89/fb

Fituesi i ligës tregon dhëmbët në 10 minutat e fundit


30 April, 2022 @18:48

Trepça’89 ka treguar se pse është fitues i Ligës së Parë Grupi A dhe pse është rikthyer ekspres në Superligë edhe njëherë sot.

Skuadra prizrenase A&N që kishte marrë epërsinë në ndeshje përmes Diar Prokshit dhe që po kërkonte tri pikë për të mbajtur gjallë shpresat për barazh të Superligës, është mposhtur në fund.

TABELA AKTUALE

Kanë qenë dyshja Lulzim Peci dhe Albion Pllana që i kanë dhënë fitoren e madhe sportive mitrovicasve për të mbyllur ndeshjen me rezultat A&N 1-2 Trepca’89 [Diar Prokshi 55 - Lulzim Peci 82, Albion Pllana 87].

Kështu, A&N përsëri nuk arrin të bëj pak më shumë në Ligë të Parë pasi që kishte nisur me synim Superligën dhe tashmë koncentrimi duhet bërë për sezonin tjetër.

Ndërsa ‘89-shi dëshmoi edhe njëherë se puna e bërë nga Shpëtim Idrizi me futbollistët nuk zhgënjen kur “brumi” përpunohet mirë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë