BARAZON LIDERI

Flamurtari ndalë lideren
4 March, 2023 @16:02
Fushë Kosova nuk ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë, derisa ka qenë shumë afër saj. Flamurtari i Prishtinës ka ndalë Pampurët, me një barazim kah fundi i ndeshjes, për 2-2 përfundimtare në ndeshjen, Flamurtari 2-2 Fushë Kosova.
Fushë Kosova me këtë pikë mban lidershipin në Ligë të Parë Grupi B, duke u bërë me 36 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa Flamurtari është i katërti me 25 pikë.
Xhiron që vjen, Flamutari është mysafir i Arbërisë, ndërsa Fushë Kosova pret Vllazninë e Pozharanit.